Harry Kane ka zbuluar planet e tij për të ardhmen, duke deklaruar se është i hapur për ta zgjatur qëndrimin te Bayern Munich edhe pas vitit 2027, kur i skadon kontrata aktuale. Sulmuesi ka arritur rekorde që prej ardhjes nga Tottenham më 2023, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje në të gjitha kompeticionet, si dhe fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.
Duke folur për mundësinë e rinovimit, 32-vjeçari tha: “Sigurisht që e shoh të mundur. Nuk kam diskutuar ende me Bayernin për këtë, por do të isha i gatshëm për një bisedë të sinqertë. Sigurisht, varet nga si përfundon sezoni, çfarë do të arrijmë. Aktualisht jemi në një moment fantastik dhe nuk mendoj për gjëra të tjera”.
Kane shtoi se dëshira për t’u kthyer në Premier League, ku është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 213 gola, është zvogëluar pak: “Kur u largova për te Bayerni, do të kisha thënë se do të kthehesha pa hezitim. Tani pas disa vitesh këtu, dëshira ka rënë pak, por nuk do t’i thoja kurrë ‘jo’ kthimit. Momentet dhe mundësitë vijnë vetë, por tani jam plotësisht i përkushtuar te Bayerni”.
The post Kthim në Angli apo rinovim me bavarezët? Harry Kane zbulon planet e tij për të ardhmen appeared first on Telesport.
