Vjen surpriza e parë në Kupën e Botës 2026. Zvicra ka barazuar 1-1 ndaj Katarit, edhe pse helvetët dominuan gjithë takimin dhe ishin favoritët kryesor.
Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Pas një ndërhyrje të gabuar të portierit të Katarit, Mahmoud Abunada ndaj mbrojtësit zviceran, Michel Aebischer dhe pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri kryesor i takimit jep penallti. Godet Breel Embolo dhe topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 21-të, Denis Zakaria i afrohet golit të dytë për Zvicrën, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Abunada. Në minutën e 43-të, Katari kishte një shans të artë të barazonte shifrat me Edmilson Junior, por goditja e tij u ndal në mënyrë fantastike nga portieri i Zvicrës, Gregor Kobel.
Në minutat shtesë, Dan Ndoye i afrohet golit të dytë për zvicrën, por Abunada tregohet shumë i vëmendshëm dhe shpëton sërish Katarin.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për helvetët.
Pjesa e dytë nis më mirë për Zvicrën. Kapiteni Granit Xhaka provon të shënojë një gol spektakolar nga distanca në minutën e 49-të, por topi përfundon pak mbi traversë.
Në minutën e 75-të, Ruben Vargas i vetëm përballë portierit, por Abunada i thotë “jo”. Një minutë më pas, Johan Manzambi gjen Breel Embolo, por goditja e sulmuesit përfundon pak jashtë shtyllës së majtë.
Goli i barazimit erdhi në minutat shtesë, ku pas një krosimi në zonë nga Homam Al Amin ishte Boualem Khoukhi, i cili shënoi me kokë. Nuk ka më kohë për Xhakën me shokë për të reaguar, sfida mbyllet 1-1.
Të dy ndeshjet e para të grupit B, janë mbyllur në barazim 1-1. Të katra ekipet janë me nga një pikë: Zvicra, Katari, Kanadaja dhe Bosnja.
The post Kupa e Botës: Granit Xhaka dhe Zvicra shokohen në minutat shtesë. Katari bën surprizën (video) appeared first on Telesport.
