Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Brazil-Marok, e para për grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Skocia me Haitin. Brazilianët vijnë si favorit në këtë takim, me misionin kryesor për të fituar trofeun e gjashtë në këtë kompeticion.
Maroku vjen si një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar dhe si kampioni në fuqi i Afrikës, pas titullit të fituar në tavolinë.
Dilema e madhe e brazilianve për këtë takim ka qenë padyshim Neymar. Sulmuesi do të mungojë për këtë takim, me shpresën që do të jetë i gatshëm për sfidën e dytë në grup, atë ndaj Haitit. Megjithatë, Neymar do të gjendet sonte në stolin rezervë, jo si lojtar zëvendësues, por ka marrë leje për të qenë pranë shokëve të skuadrës. Të dyja ekipet luajnë me skemën 4-3-3. Për Brazilin e nis nga minuta e parë, Igor Thiago, zbulimi i sezonit të fundit në Premier League me 22 gola të shënuar.
Brazil XI (4-3-3): Alisson, Santos, Ibanez, Gabriel, Sandro, Casemiro, Guimarães, Raphinha, Paquetá, Vinícius, Igor
Marok XI (4-3-3): Bounou, Hakimi, Riad, Diop, Mazraoui, Bouaddi, El Aynaoui, Ounahi, El Khannouss, Díaz, Saibari.
The post Brazil-Marok, formacionet zyrtare. Neymar mbështet nga stoli. Nga minuta e parë zbulimi i sezonit të fundit në PL appeared first on Telesport.
