Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u hodh shorti për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë. Dhjetë ekipet të Ligës së Parë dhe 6 nga Liga e Dytë, ishin pjesë e shortit në këtë fazë të garimit.
Mbrojtësi i titullit, Vardari do të takohet me Novacin, ndërsa do të kemi edhe 3 takime të ekipeve të Ligës së Par: Bashkimi-Sileks, Makedonija Gjorçe Petrov – Struga Trim Lum dhe Shkëndija Tetovë-Tikveshi.
Mjaft nxitje pritet nga dueli mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pelisterit, ndërsa FC Shkupi do të luajë në transfertë kundër Ohrid Lihnidos. Në takimet e tjera, Rabotniçki takohet me Bregallnicën dhe Bellasica me Detonitin e Plaçkovicës. Ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen më 24 dhe 29 shtator.
Kupa e Maqedonisë – 1/8 e finales
Makedonija Gj.P. – Struga Trim Lum
Ohrid Lihnidos – Shkupi
Vardari – Novaci
Bashkimi – Sileksi
Shkëndija – Tikveshi
Rabotniçki – Bregallnica
Shkëndija Haraçinë – Pelisteri
Bellasicë – Detonit Plaçkoviça
The post Kupa e Maqedonisë, Shkëndija sfidon Tikveshin, Bashkimi sërish përballet me Sileksin appeared first on Alsat.
