Yaya Touré nuk i ka harruar përplasjet me Pep Guardiolën gjatë periudhës së tyre te Barcelona. Ish-mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka rrëfyer hapur pakënaqësitë ndaj trajnerit spanjoll, duke zbuluar edhe reagimin e bashkëshortes së tij ndaj mënyrës se si ishte trajtuar.
“Kur shoh Pep Guardiolën, nuk shoh një njeri, por një gjarpër. Pep më telefonoi atëherë dhe më tha: ‘Duhet të kthehesh, është e rëndësishme’. Gruaja ime më tha: ‘A do t’i dëgjosh këto marrëzira? Ai të trajtoi si mos më keq dhe tani kërkon që të qëndrosh, ndërsa ti do të rrish? Hajde të shkojmë në Manchester’”, – tregoi Touré në emisionin “Zack en Roue Libre” në YouTube.
“Ky njeri nuk më aktivizoi gjatë gjithë sezonit, por në fund të tij shkëlqeva në Kupën e Botës 2010 dhe më pas më mori te Barcelona. Gruaja ime më fliste për të: ‘Shejtan, ai nuk është njeri, është i lig’. Ajo e shihte si një person negativ”.
The post “Kur shoh Pep Guardiolën, nuk më duket njeri, por më tepër si gjarpër” appeared first on Telesport.
