Raúl González mund të rikthehet së shpejti në pankinë. Ish-sulmuesi legjendar i Real Madridit, pa ekip që prej qershorit 2025, kur u largua nga Castilla, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Real Oviedo.

Sipas “Marca”, klubi asturian po shqyrton mundësinë e ndryshimit të trajnerit për shkak të rezultateve zhgënjyese të Julián Caleros. Edhe pse Oviedo fitoi së fundmi 2-1 ndaj Cadiz, pozitat e teknikut mbeten të lëkundura, veçanërisht pas eliminimit zhgënjyes nga Numancia në Kupën e Mbretit.

Mes emrave të shqyrtuar spikat Raúl, i cili për pesë sezone drejtoi Real Madrid Castilla, duke fituar përvojë të rëndësishme në zhvillimin dhe menaxhimin e talenteve të rinj.

Në moshën 49-vjeçare, ish-kapiteni i Real Madridit mund të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner. Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar. Calero vazhdon të jetë në detyrë, ndërsa Raúl mbetet një nga alternativat e drejtuesve të Oviedo.

 

The post Raul mund të rikthehet si trajner, legjenda e Real Madridit kandidat për stolin e këtij ekipi appeared first on Telesport.