Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur konstruktiv takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se nuk ka diçka konkrete, por ka paralajmëruar për vazhdim të diskutimeve duke e quajtur “ndërmarrje të madhe e të gjerë”.

“Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju”, tha Kurti para gazetarëve.