Lajm i keq për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle. Dje, skuadra e Hansi Flick mundi rivalët e Atletiko Madrid me rezultatin 4-2 në kohën shtesë, por festimet u prishën nga lëndimi i Marc Casadò.

Mesfushori “blaugrana”, u zëvendësua në minutën e 22-të të pjesës së dytë për shkak të një problemi fizik. Sipas mediave spanjolle, dëmtimi mund të jetë shumë i rëndë dhe mund ta mbajë gjatë larg fushave.

Casado, 22 vjeç, iu nënshtrua sot paradite testeve të nevojshme mjekësore dhe, sipas “Marca”, duket se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë. Bëhet fjalë për një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë.

Ky dëmtim do ta mbajë gjatë lojtarin jashtë fushave, madje sezoni për të edhe mund të jetë I mbyllur. Lojtari ishte grumbulluar edhe nga kombëtarja për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Holandës, por ai do të duhet të heqë dorë nga prania e tij.

The post Lajm i keq për Barcelonën, mesfushori dëmtohet në ndeshjen ndaj Atletiko dhe rrezikon sezonin appeared first on Telesport.