Një nga problemet më të mëdha që ka pasur Real madrid këtë sezon dhe sigurisht që ka ndikuar edhe te rezultatet kanë qenë dëmtimet e shumta. Aktualisht, në infermieri janë disa emra të rëndësishëm si Aurelien Tchouameni, Thibaut Courtois, Arda Guler, Rodrygo dhe së fundmi Eder Militao.

Dëmtimi i mbrojtësit brazilian në këmbën e majtë në fitoren 2-1 ndaj Alaves, ka rezultuar më i rëndë nga sa mendohej fillimisht. Nëse nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, Militao pritet të rikthehet në fushë pas pesë javësh, por rreziki i ridëmtimit është shumë i mundshëm në këtë rast. Sezoni me Real Madrid është praktikisht i mbyllur.

Në rasts e mbrojtësi do t’i nënshtrohet operimit, atëherë mungesa në Kupën e Botës është 100% e sigurt. Por në këtë rast, shanset që ridëmtimi të përsëritet janë të ulta. Qendërmbrojtësi është në mëdyshje të madhe dhe sipas Marca, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.

The post Lajm i keq për Real Madridin dhe sidomos për Brazilin. Mbrojtësi rrezikon të humbë Kupën e Botës appeared first on Telesport.