Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakaraov ka siguruar të shtunën pasdite finalen e peshës 61kg, stili i lirë, në Europianin që po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë. Për pasojë, ai do të duelojë të dielën për medaljen e artë me rusin Zavur Uguev.

Kjo është medalja e dytë që i vjen Shqipërisë në këtë turne pas asaj të Islam Dudaev, që do të duelojë në peshën 65kg (stil i lirë) për medaljen e artë. Një paraqitje e shkëlqyer e Abakarov, që i mbështetur nga tifozët dominoi në tapet.

Në sfidën gjysmëfinale, atë ndaj azerit Nuraddin Novruzov, mundësi shqiptar fitoi 14-3, në një duel të cilin ai ishte superior, duke e komanduar atë në të dyja raundet. Një duel ku Abakarov nuk e vuri në diskutim fitoren edhe pse rivali ishte i fortë.

Gjatë paradites së sotme, në sfidën e parë të Europianit, mundësi Zelimkhan Abakarov mundi 12-2 italianin Simone Piroddu. Ndërsa në cerekfinale, ai mposhti 6-2 gjermanin Niklas Stechele. Pra, tri fitore për mundësin 32-vjecar shqiptar.

The post Shqipëria siguron medaljen e dytë, Abakarov shkon në finalen e Europianit në peshën 61kg appeared first on Telesport.