Lajme të mira për trajnerin Max Allegri nga seanca e fundit stërvitore e Milan përpara ndeshjes jashtë fushe në stadiumin “Marassi”, kundër Genoa.

Mesfushori Christian Pulisic, i detyruar të humbasë ndeshjen kundër Atalanta në minutën e fundit për shkak të një problemi me muskujt gluteal (megjithëse testet kishin përjashtuar tashmë ndonjë dëmtim), është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Për pasojë, amerikani do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër djemve të De Rossi këtë fundjavë. Kjo përfaqëson një rikuperim të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Trajneri Allegri do të jenë pa Leao, Saelemaeker dhe Estupinan për ndeshjen e radhës në kampionat, të gjithë të pezulluar nga gjyqtari sportiv. Rikuperimi i Pulisic është i rëndësishëm për garën në Champions League.

The post Lajme të mira për Allegri, rikuperon mesfushorin titullar për ndeshjen ndaj Genoa appeared first on Telesport.