Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë thonë se trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në shumicën e akseve me rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar.

“Në pikën kufitare Bogorodicë, është regjistruar fluks i shtuar i automjeteve, ndërsa pritja për dalje nga shteti është rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi”, njofton LAMM.

LAMM u rekomandon drejtuesve të automjeteve të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë–Veles

, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.