Lando Norris do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 si kampion bote. Për këtë arsye, ai ka vendosur të mbajë “numrin 1” në makinën e tij. Ky numër, në sezonet e fundit është mbajtur nga Max Verstappen, që pasi dorëzoi titullin do të dorëzojë edhe “numrin 1”.

Për pasojë, piloti britanik i McLaren ka hequr dorë nga numri 4 në njëvendëshen e tij. Ai e ka mbajtur këtë numër që kur ka bërë debutimin e tij në Formula 1, në vitin 2019 dhe garoi me atë numër në 152 gara. Një çështje krenarie jo vetëm personale, por edhe e përbashkët me McLaren, një ekip me të cilin ai ka përjetuar si sukses ashtu edhe vuajtje.

Ka një arsye pse e zgjedh atë numër. Mund ta fitosh atë numër dhe duhet të punosh shumë për ta marrë. Të gjithë do të jemi në gjendje ta mbajmë me krenari. Të gjithë mekanikët e mi, inxhinierët e mi, të gjithë në McLaren do të jenë në gjendje ta kenë këtë njohje”, tha Norris.

Nuk është vetëm për mua, është edhe për ta. Është krenaria e një ekipi që e di se ka punuar shumë dhe ka dhënë gjithçka. Tani ata mund të thotë ‘Ne jemi numri 1’. Nuk është aq mirë të thuash ‘Ne jemi numri 4’, kështu që ata do të jenë edhe më të lumtur se unë”, shtoi Lando Norris.

The post Lando Norris konfirmon numrin që do të mbajë në makinë sezonin e ri: Është një krenari appeared first on Telesport.