Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram treguan më shumë për veten në një intervistë për “Sky Sport Italia” pas fitimit të titullit kampion me Interin, duke folur edhe për të ardhmen e tyre.
Lautaro u shpreh: “Sot jam shumë i lumtur këtu, për gjithçka që kam ndërtuar në këtë klub, me shumë sakrifica dhe punë. Ndihem rehat së bashku me familjen time, kjo është shtëpia ime e dytë. Mund të them se jam shumë i lumtur, kam një kontratë të gjatë dhe mendoj vetëm për Interin. Familja ime është e lumtur, ka një restorant këtu dhe nuk kam arsye të mendoj për gjëra të tjera. Mendoj vetëm të fitoj trofe dhe të shënoj gola”.
Ndërsa Thuram tha me humor: “Unë nuk kam restorante në Milano… Ndoshta në të ardhmen mund ta quajmë restorantin ‘ThuLa’, një miks argjentinas dhe francez”. Më pas shtoi: “Interi është një skuadër speciale që të bën të ndihesh si në shtëpi çdo ditë”.
The post Lautaro: “Mendoj vetëm për Interin”. Thuram: “Ndoshta hapim një restorant bashkë, ThuLa” appeared first on Telesport.
