Largimi i Dani Carvajal nga Real Madridi ka sjellë emocione të mëdha në botën madrilene. Dy figura të rëndësishme të klubit, Sergio Ramos dhe Vinicius Jr., i kanë dedikuar mesazhe prekëse mbrojtësit spanjoll, duke e cilësuar si simbol të vërtetë të “Los Blancos” dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës moderne të klubit.

Vini Jr. në Instagram: “Legjenda dhe 𝐌𝐁𝐑𝐎𝐉𝐓Ë𝐒𝐈 𝐈 𝐃𝐉𝐀𝐓𝐇𝐓Ë 𝐌Ë 𝐈 𝐌𝐈𝐑Ë 𝐈 𝐓Ë 𝐆𝐉𝐈𝐓𝐇A 𝐊𝐎𝐇Ë𝐑𝐀𝐕𝐄. Kapiteni që na tregoi rrugën e fitores dhe çfarë do të thotë të jesh madridist.

Kanë qenë shumë vite që kemi ndarë dhomat e zhveshjes, betejat, trofetë dhe momente që nuk do t’i harroj kurrë. Së bashku fituam Champions, kampionate, Botërorë Klubesh dhe netë magjike historike me këtë fanellë që e duam aq shumë.

Faleminderit për gjithçka. Ishte nder të mësoja dhe të ndaja kaq shumë momente me ty, vëlla. 𝐄𝐦𝐫𝐢 𝐲𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐑𝐞𝐚𝐥 𝐌𝐚𝐝𝐫𝐢𝐝𝐢𝐭”.

Sergio Ramos për lamtumirën e Carvajal: “Carva i dashur, nga guri i parë i qytetit sportiv të Valdebebas si fëmijë, deri te pika e fundit e djersës në çdo ndeshje, duke kaluar përmes një ‘palmares’-i të jashtëzakonshëm me plot 6 Champions League, 𝐭𝐢 𝐣𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐢 𝐚𝐬𝐚𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐚𝐥 𝐌𝐚𝐝𝐫𝐢𝐝𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐚𝐬𝐚𝐣 𝐬𝐞 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐑𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭.

Ishte kënaqësi të ndanim kaq shumë suksese, beteja, sfida dhe momente të pabesueshme së bashku. Do të jetë e çuditshme të mos të shoh më duke vrapuar lart e poshtë në krahun e djathtë të ‘Bernabéut’, por 𝐯𝐫𝐚𝐩𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐮𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈.

Tani ka ardhur koha për një etapë të re dhe ti e di se nga zemra të uroj ty dhe familjes tënde vetëm më të mirat, miku im. 𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞!”

Largohet pas 23 vitesh, me 27 trofe të fituar. Dani Carvajal, legjendë vërtetë e Real Madridit

The post  “Legjendë e përjetshme”; Ramos dhe Vinicius prekin zemrat e tifozëve me fjalët për Carvajal appeared first on Telesport.