Barcelona ka thyer tersin ndaj Celta Vigo-s, duke fituar 2-4 në transfertë, në sfidën e fundit të javës së 12-të në La Liga. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.

Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.

Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.

Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë. Pjesa e parë mbyllet 2-3 për Barcelonën.

Në minutën e 73-të, Lewandowski kompleton hat-trickun e tij, duke shënuar sërish me kokë, pas krosimit nga këndi nga Marcus Rashford. Në fund të takimit, De Jong merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Rezultati final, 2-4. Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, tre pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.

SHIKOGOLAT

The post Lewa rikthehet me hat-trick. Barcelona thyen tersin ndaj Celta Vigo dhe tani është vetëm 3 pikë larg Realit (video) appeared first on Telesport.