Në një hap të ri drejt stabilitetit energjetik dhe lidhjes rajonale, MEPSO dhe operatori i Kosovës KOSTT po fillojnë zbatimin konkret të linjës strategjike të interkonektorit 400 kV Tetovë-Prizren. Në një takim në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, dhe ushtruesi i detyrës drejtor i KOSTT-it, Shaban Neziri, ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin në këtë projekt, i cili është pjesë e planit europian të ENTSO-E plan për zhvillimin e rrjetit elektrik. Projekti ka vlera të shumëfishta: rritjen e kapaciteteve të transmetimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike, lehtësimin e tregtisë së energjisë elektrike dhe integrimin e burimeve të rinovueshme. “Kjo ndërlidhje është simbol i një epoke të re energjetike për të dy vendet, me standarde europiane dhe vizion rajonal”, thonë nga MEPSO.
