Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Ligën A. Në Kopenhagen, pjesa e parë mes Danimarkës dhe Portugalisë është mbyllur 1-2 për “Luzitanët”.
Tre golat u shënuan brenda më pak se 15 minutave. Në minutën e 13-të, Joao Cancelo zhbllokoi shifrat, pas kombinimit me Goncalo Ramos. Në minutën e 23-të, vendasit barazojnë shifrat me golin e bukur të Mikkel Damsgaard.
Megjithatë, reagimi i portugezëve ishte i shpejtë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 26-të, ku këtë herë ishte Goncalo Ramos që gjeti golin, pas asistit të Bruno Fernandes.
Në ndeshjen tjetër të grupit të 4-të, Uellsi po barazon 1-1 ndaj Norvegjisë, në sfidën që po luhet në Cardiff. Oscar Bobb shënoi i pari duke kaluar në avantazh nordikët, Daniel James barazoi shifrat për vendasit.
Në ndeshjet e grupit 2, Greqia po udhëheq 2-0 ndaj Holandës, falë golave të bukur të Fotis Ioannidis, në minutën e 23-të dhe Georgios Masouras në shtesën e pjesës së parë.. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermania po fiton 1-0 ndaj Serbisë, në sfidën që po luhet në Munich. Vendimtar goli i Tom Bischof.
The post Liga e Kombeve, 45′ e para: Gjermania dhe Portugalia në avantazh. Greqia surprizon Holandën (video) appeared first on Telesport.
