Më përballjen në mes Makedonija Gjorçe Petrovit, nisi java e 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Pas 90 minutave lojë në stadiumin në Gjorçe Petrov, fitores iu gëzuan mysafirët falë realizimeve nga Mirçevski dhe Donov, ndërsa Pecov shënoi golin e vetëm për vendasit.

Ndërkohë për shkak të kushteve të rënduara të terrenit në Strugë, përballja në mes FC Shkupit dhe Pelisterit është shtyer për ditën e martë.

Në përballjet e tjera të javës së 14-të, të shtunën Brera sfidon Vardarin, ndërsa të dielën, Arsimi dhe Tikveshin do të përballen me Shkëndijën respektivisht Bashkimin. Sfida në mes Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet gjatë ditës së hënën, me fillim në orën 13.00.

The post Liga e Parë, Sileksi me lehtësi mundi Makedonija Gjorçe Petrovin appeared first on Alsat.