Drafti i ligjit për përfaqësim të drejtë pritet të shqyrtohet nesër në seancën e qeverisë. Ai veçmë ka marrë kritikat e para nga opozita. Ata ankohen se përpilimi i draftit është bërë në fshehtësi kurse kanë kritika edhe për përmbajtjen. Pushteti thotë se ligji vendos të gjithë qytetarët në pozitë të barabartë duke garantuar përfaqësim të drejtë.
“Ligji për përfaqësim të drejtë është bllokuar ose më saktë përmes një procesi prej dhjetë muajsh, në fshehtësi të lartë, nesër pritet të miratohet propozim-ligj që nuk ka të bëjë me përfaqësimin por me nënçmimin dhe degradimin e plotë të shtyllës kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe të bashkësive të tjera”, tha Blerim Bexheti, Fronti Evropian.
“Ligjin e presim nesër të kalojë në qeveri. Një ligj i pritur tash e njëzet e sa vjet. Pas asaj e presim në procedurë parlamentare. Ligji prandaj bëhet. Ligji ka karakter universal dhe prandaj edhe bëhet. Para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe ai bëhet që të garantojë një përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet, përfshirë komunitetin maqedonas, shqiptar, turk e kështu me radhë”, deklaroi Bekim Qoku, VLEN. /Alsat.mk
The post Ligji për përfaqësim të drejtë nesër pritet të kaloj në Qeveri/ Bexheti: Ligji, nënçmues e degradues appeared first on Alsat.
