Liverpool i ka hedhur “benzinë zjarrit” situatës me Mohamed Salah, duke e lënë egjiptianin jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e mesjavës në Champions League ndaj Interit.

Pas barazimit dramatik 3-3 të shtunën ndaj Leeds, Salah “shpërtheu” pas ndeshjes ku nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke thënë ndër të tjera që ka njerëz në klub që nuk e duan, i referohej këtu trajnerit Arne Slot.

Ndërkohë, kampioni në fuqi i Premier League duket nuk se nuk dëshiron të humb më kohë dhe ka gjetur direkt zëvendësuesin e Salah, sipas asaj që raporton “Daily Express”. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo.

Oferta e Liverpool për sulmuesin ganez është 60 milionë euro direkt plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Një ofertë brenda pritshmërive të Bournemouth. Vlen për t’u theksuar se Semenyo nuk do marrë pjesë në Kupën e Afrikës, sepse Ghana nuk u kualifikua, ndaj do të ishte direkt në dispozicion të Arne Slot.

The post Liverpool i bën dalje Salah dhe gjen direkt zëvendësuesin e tij, luan në PL dhe kushton 60 milionë euro appeared first on Telesport.