Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mundur 1-3 Crystal Palace në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të. Të kuqtë gjetën avantazhin në minutën e 40-të, ku Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas krosimit të Dominik Szoboszlai nga goditja e dënimit.
Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 54-të, pas asistit të Bradley Barcola. Alexander Isak shënon golin e tretë për të kuqtë në fund të kohës së rregullt, pas asistit të Florian Wirtz. Vendasit shënojnë golin e nderit me Eddie Nketiah nga pika e bardhë e penalltisë, në kohën shtesë. Pas kësaj fitoreje, Liverpool mban vendin e katërt me 18 pikë.
Brighton vazhdon të shkëlqejë këtë sezon, duke mundur sot 2-0 në shtëpi Brentford. Diego Gomez shënoi një gol spektakolar në minutën e 15-të, me një goditje të fuqishme dhe qendrore në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 22-të, miqtë mbeten me një lojtar më pak pasi braziliani Igor Thiago ndëshkohet me karton të kuq, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit. Pascal Gross dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të. Shifrat nuk ndryshuan në pjesën e dytë. Brighton fiton 2-0 dhe mban vendin e dytë në renditje me 22 pikë, 5 pikë më pak se Arsenali kryesues.
Sunderland ka gjetur fitoren e dytë për këtë sezon, pas shtatë javësh, pasi mundën 1-0 Chelsea-n. Granit Xhaka luajti vetëm 4 minuta dhe la fushën e lojës i larguar. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 36-të me Enzo Le Fee, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë të Levi Colwill. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Sunderland fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 18-të me 8 pikë. Chelsea mbetet në vendin e pestë, me 16 pikë. Bournemouth mori fitoren e katërt rresht duke mposhtur 1-2 Ipsëich në transfertë.
The post Liverpool me super fitore në transfertë, Sunderland rigjen tre pikët pas shumë javësh. Brighton nuk ndalet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.
