Pas disfatës 4-0 ndaj Atalantës, Manuel Locatelli doli përpara mikrofonave të DAZN. “Natyrisht, është e vështirë ta komentosh një ndeshje të tillë. Mendoj se deri te penalltia bëmë një lojë të mirë, por goli i shpejtë në pjesën e dytë na i preu këmbët.

Nuk arritëm të reagonim dhe, kur hapesh kundër një skuadre si Atalanta, rrezikon ta pësosh. Ndeshja duhet analizuar në këtë mënyrë, kjo që treguam sonte nuk është aspak e pranueshme”, – shpjegoi mesfushori dhe kapiteni i Juventusit.

Më tej, ai vazhdoi: “Mendoj se tifozët kanë plotësisht të drejtë të fishkëllejnë kur shohin një ndeshje të tillë. Këtë ua them gjithmonë edhe të rinjve. Jemi një nga skuadrat më të reja, ndryshimi i kësaj atmosfere varet vetëm nga ne. Tifozët na mbështesin gjithmonë dhe, po e përsëris, kanë të drejtë të fishkëllejnë”.

© X

The post Locatelli, pas turpërimit 4-0 në shtëpi: Tifozët kanë të drejtë të na fishkëllejnë appeared first on Telesport.