Penalltia e anuluar e Julian Alavrez që solli eleminimin e Atletico-s nga Real Madrid në Champions League, vazhdon të prodhojë ende debate dhe diskutime të shumta.

Së fundmi, mbrojtësi anësor i Barcelonës, Alejandro Balde, i pyetur për këtë rast, ka pohuar se vendimi i arbitrit për të anuluar golin e Alvarez ishte i drejtë.

“Alvarez ishte shumë i pafat, ai rrëshqiti dhe e goditi topin me këmbën tjetër. Këto janë rregullat, duhet t’i pranojmë. Nëse e prek topin me të dyja këmbët nuk është mirë, dhe kështu ndodhi”, tha Balde.

Të njëjtin qëndrim me Balde, pati dhe ylli tjetër i Barcelonës, Gavi, i cili shtoi se është mirë t’i besohet gjithmonë vendimit të arbitrit dhe të respektohen rregullat.

Kujtojmë që nesër Atletico Madrid do të presë në “Metropolitano” pikërisht Barcelonën, në supersfidën e javës së 28-të të La Liga-s.

The post Lojtari i Barcelonës për penalltinë e Alvarez ndaj Real-it: U anulua me të drejtë appeared first on Telesport.