Atalanta ka shkurtuar diferencen ndaj Brugge me Lookman qe gjeti golin e 1-3 por ishte pikerisht nigeriani ai qe pati shansin per te shenuar serish disa minuta me pas me penalltine e fituar nga Cuadrado. Portieri Mingolet i kuptoi mendimin dhe e priti topin. Atalanta-s qe gjithashtu sonte iu anuluan edhe dy gola deri tani.

GOLI I LOOKMAN – VIDEO

PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO

Pjesa e pare – Pritej nje ndeshje dhe mbremje e madhe por Atalanta u goditet nga Club Brugge në pjesen e pare në nje ndeshje që në Bergamo nisi makth, duke ditur forcën e ekipit të Gasperinit. Skuadra belge duket e vendosur mirë në fushë dhe sidomos e shpejtë për të dalë në kundërsulm. Dhe një gol që sapo nisi ndeshja ishte një goditje e fortë psikologjike për bluzinjtë.

Autor i dy golave të Brugge është Talbi, i cili fillimisht finalizon me të djathtën në diagonale pas 3 minutash dhe më pas në një kundërsulm të shpejtë më shqiptarin Jashari që bën diferencën, ndodhet aty për ta shtyrë topin në rrjetë për 0-2.

Por, Brugge su ndal me kaq dhe ne fund te pjeses se pare ne kundersulm, shenoi edhe golin e trete nga Jutgla. Kujtojmë që sfidën e vajtjes, Brugge e ka fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi.

GOLI I TALBI 0-1 (VIDEO)

GOLI I TALBI 0-2 (VIDEO)

GOLI I JUTGLA 0-3 (VIDEO)

The post Lookman ndez Atalanta-n por pastaj gabon penallti vendimtare (VIDEO) appeared first on Telesport.