Kërkimi i Milanit për të gjetur trajner të ri për sezonin e ardhshëm i ngjan shumë një “déjà-vu”. Dilemë që nuk është aspak e zgjidhur dhe që, për çudi, preku edhe klubin e “Via Aldo Rossi” verën e kaluar, kur gjithçka dukej se do të sillte Julen Lopetegui në stolin kuqezi, por ai u la pas prej Paulo Fonseca, pas një revolte të vërtetë nga tifozët.
Megjithatë, pas asaj mosmarrëveshje, nuk qëndronte dëshira e tifozëve të kuqezinjve, por një problem i brendshëm në klub, siç e shpjegon vetë Lopetegui në një intervistë për “As”: “Ajo që donte të thoshte Sacchi, të cilin e falenderoj për fjalët që më befasuan, duke marrë parasysh figurën e personit që i tha, është se vendimet e një profesionisti nuk mund të ndryshohen nga zhurma e atyre që nuk janë profesionistë. Dhe e ndaj këtë mendim. Milani? Ishte një gjë e çuditshme dhe e vështirë për t’u kuptuar. Nuk ishte diçka kundër meje, por një luftë e brendshme që po ndodhte atje, brenda klubit”.
Pra, ishte një problem që lidhej me drejtuesit dhe grupet që përbënin strukturën vendim-marrëse. Gjithçka duket e vështirë për t’u zgjidhur shpejt, duke marrë parasysh faktin se Milani duhet të zgjidhë çështjen e drejtorit sportiv përpara se të mendojë për trajnerin e ri.
The post Lopetegui sqaron “prapakthehu” te Milani: Ku merrej vesh atje, kishte lu*të të brendshme në klub appeared first on Telesport.
