Opozitarja LSDM akuzoi Qeverinë për politika të këqija ekonomike. Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Eurostat, socialdemokratët thonë se Maqedonia është e parafundit në Europë për nga lartësia e pagës minimale dhe njëkohësisht jemi të fundit për nga fuqia blerëse. -Këto nuk janë shifra dhe të dhëna nga ndonjë kronikë e zezë – kjo është realiteti ynë nën pushtetin e VMRO-DPMNE-së, tha Simona Cvetkovska nga kjo parti, duke shtuar se me pagat aktuale qytetarëve iu mjaftojnë për vetëm 10 ditët e para të muajit, gjersa funksionarët e VMRO-DPMNE-së jetojnë në luks.
“Eurostat nuk gënjen. Por qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE gënjen – gënjen kur thotë se ‘kujdeset’, gënjen kur thotë se jemi ekonomia e katërt më e fortë në Europë, gënjen kur ju bind se jetojmë mirë. Të gjithë treguesit ekonomikë tregojnë për një përkeqësim dramatik të cilësisë së jetës. Inflacioni po rritet, çmimet sërish janë pa kontroll, pagat po ngecin. Në Maqedoni aktualisht jetojnë mirë vetëm funksionarët e pushtetit”, tha Simona Cvetanoska, LSDM.
