Opozitarja LSDM reagoi pas shkyçjes së Termocentralit 2 në TEC Manastir, thonë se sabotimi është justifikimi për paaftësinë. Sipas tyre, pasi para 10 ditësh TEC “Osllome” u shkëput nga rrjeti energjetik, dhe pas premtimit të drejtuesve të paaftë të EMV-së për rikthimin e tij brenda 48 orëve, ende nuk ka prodhim të energjisë.
Kjo është pasojë e keqmenaxhimit të vazhdueshëm dhe paaftësisë për të zgjidhur problemet, duke përfshirë edhe zjarret në komandën e TEC “Manastir”, për shkak të mos pastrimit dhe mirëmbajtjes. Paaftësia e këtij menaxhimi ka çuar në dorëheqjen e disa udhëheqësve të EMV-së, ndërsa kërkojmë që edhe të tjerët, si Lazo Uzunçev, të tregojnë përgjegjësi dhe të dorëhiqen, pasi për këtë situatë do të mbajnë përgjegjësi, shprehen nga LSDM. Akuzave iu kundërpërgjigj EMV duke thënë se katastrofa që krijoi LSDM në është më e dukshme përmes luftës së përditshme të drejtuesve të rinj për të mbajtur në funksionim prodhimin në TEC Manasit dhe Osllome, pasi drejtuesit aktualë e trashëguan kompaninë në një kolaps të plotë.
