Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), ka deklaruar se është i hapur për një duel në vitin 2026 me Francis Ngannou.
Ky i fundit është një ish-kampion bote i peshave të rënda në UFC, i cili është transferuar në boks. Ai ka zhvilluar dy duele në ring me dy ish-kampione bote, Tyson Fury e Anthony Joshua, duke i humbur të dyja.
Ngannou i bëri një thirrje Wilder në mediat sociale, duke postuar një video të vetes duke mbajtur një dorezë grushti me mesazhin: “Është koha për të zgjidhur më në fund debatin, ‘Bombarduesi i Bronztë’.”
Debati të cilit ai i referohet Ngannou është sugjerimi se ai ose Deontay Wilder mund të jenë grushtuesit më të fortë në botë. Wilder, më parë është konsideruar si goditësi më i rëndë në boks, megjithëse tani është 39 vjeç.
Ylli amerikan i ringut u rikthye me një fitore ndaj Tyrell Anthony Herndon në qershor pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Joseph Parker dhe Zhilei Zhang. “Të përballesh me Ngannou është një ndeshje realiste për të, por jo deri në vitin 2026”, tha Wilder.
The post “Luftëtari me grushtin më të fortë”, Wilder dhe Ngannou të gatshëm për një duel në ring appeared first on Telesport.
