Në këtë merkatoje verore, Milani është protagonisti kryesor, sidomos për ndryshimet e shpeshta të objektivit në sulm, ku tani duket se është rikthyer te Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb mbetet në dalje nga Juventusi dhe prej kohësh konsiderohet zgjedhja e preferuar e Massimiliano Allegri për ta forcuar sulmin kuqezi.

Juventusi kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, e njëjta shumë që ishte parashikuar për blerjen e Harder, edhe pse problemi kryesor mbetet paga e lartë e Vlahovic. Ish-lojtari i Fiorentinës fiton këtë sezon 12 milionë euro neto, shifër që Milani nuk mund t’ia ofrojë.

Sipas “Tuttosport”, një ofertë fillestare prej 25 milionë euro është bërë dhe marrë në konsideratë nga Juventusi, por sulmuesi serb e ka lënë në pritje. Milani i ka propozuar agjentit të tij, Ristic, një kontratë prej rreth 5 milionë euro + bonuse për sezon, plus shpërblim të madh nënshkrimi.

Ky është kompromisi për ta respektuar tavanin e pagave të klubit kuqezi (vetëm Leao merr 7 milionë, të tjerët nuk kalojnë 4.5), duke marrë parasysh edhe 10 milionët që ai duhet të marrë nga Juventusi midis shtatorit dhe qershorit.

Vlahovic, i kontaktuar edhe nga Ibrahimovic, nuk ka thënë “jo”. Milani ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij në rast largimi nga Juventusi, por pas golit ndaj Parmës e ka forcuar idenë për të qëndruar në Torino, pavarësisht rikthimit të Kolo Muani, dhe mund të vendosë për ekipin e ri si lojtar i lirë, vitin e ardhshëm.

 

The post Milani ofron 25 milionë euro për Vlahovic, pengesë bëhet paga e madhe e serbit appeared first on Telesport.