PSG nuk do të zbresë në fushë në Mynih për të mbrojtur 5-4 e ndeshjes së parë, edhe pse ky rezultat do t’iu mjaftonte kampionëve në fuqi për ta mbrojtur titullin në Budapest. “Objektivi ynë është të fitojmë, – tha në prag të supersfidës Luis Enrique.
– Deri tani kemi bërë një punë shumë të mirë, është momenti të japim diçka më shumë për të arritur në këtë finale. Për ta bërë këtë duhet të mposhtim Bayernin, një skuadër sensacionale. Prandaj mendoj se ndeshja nuk do të jetë ndryshe nga e para, sepse asnjëra nuk pranon që tjetra është më e mirë dhe kjo mund të sjellë një tjetër sfidë të bukur.
Besoj se do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë mes dy skuadrave më të mira në Europë, që kanë të njëjtin objektiv, finalen. Është një skenar entuziazmuese për të gjithë. U kam thënë lojtarëve se kemi fituar ndaj kundërshtarit më të fortë që kemi hasur ndonjëherë dhe kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse të dyja skuadrat kanë pasur momentet e tyre. Do të jetë shumë e rëndësishme të kontrollojmë emocionet.
Një vit më parë, pikërisht në Mynih, PSG mposhti Interin për të fituar Champions League, një kujtim i bukur, por nuk na jep motivim shtesë. Jemi tashmë në 100%. Gjithsesi, rikthimi këtu është gjithmonë kënaqësi, sepse rikujtojmë përvoja të bukura. Më 2015, kur fitova Champions-in me Barcelonën, e luajtëm këtu gjysmëfinalen e kthimit…”
The post Luis Enrique: Bayerni, kundërshtari më i fortë që kemi hasur ndonjëherë. Interi? Kujtim i bukur appeared first on Telesport.
