Ashtu si një javë më parë, në sfidën hapëse të kampionatit, skuadra kampione e Francës, PSG, arriti të rikuperojë një disavantazh prej dy golash për të barazuar 2-2 ndaj Lillë. PSG mori sërish një pikë falë dy golave të shënuara në shtesë nga Vitinha dhe Marquinhos.
“Kjo është shenja dalluese e këtij ekipi gjatë tre viteve të fundit. Kur të gjithë mendojnë se jemi të vdekur, ne kemi aftësinë ta përmbysim situatën. Ndihemi mirë, jemi të lumtur. Dje, mendoj se meritonim më shumë se ky rezultat, por ky është futbolli”, tha trajneri i PSG, Luis Enrique.
Më tej, ai shtoi: “Futbolli nuk është i drejtë, duhet të shënosh gola. Mendoj se e meritojmë këtë pikë. Mund të mendoni se dy pikë nga dy ndeshje nuk janë shumë, por kur merrni parasysh rezultatet që morëm vitin e kaluar në Rennes dhe Lille, në fakt kemi marrë një pikë më shumë nga ato dy ndeshje”.
“Po përpiqemi të qëndrojmë pozitivë, por është e qartë se duhet të përmirësohemi dhe të performojmë në një nivel më të lartë. Por, mendoj se dje ekipi tregoi aftësinë e tij për të luftuar deri në minutën e fundit“, tha Enrique.
The post Luis Enrique: Nuk dorëzohemi, kjo është shenja dalluese e këtij ekipi gjatë tre viteve të fundit appeared first on Telesport.
