Futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç ka festuar ditëlindjen e 40-të. Në stërvitjen me AC Milanin, ai u befasua nga bashkëlojtarët e tij dhe stafi i klubit italian.

Modriç mbajti një fjalim dhe shprehi një dëshirë për këtë sezon.

“Vetëm një dhuratë dua, të fitojmë ndonjë trofe këtë sezon. Kaq”, u shpreh Luka Modriç.

Mesfushori kroat që u largua nga Real Madridi gjatë kësaj vere bëri edhe shaka me numrin e vjetëve.

“E keni vendosur gabim. Është tre, duhet të jetë tre, e jo katër!”.

Kujtojmë që skuadra e Milanit këtë fundjavë luan ndaj Bolonjas në shtëpi (të dielën)./Indeksonline/

The post Luka Modriç ka vetëm një dëshirë të madhe te Milani appeared first on Alsat.