Anësori i Arsenal, Noni Madueke, e ka akuzuar Alexis Mac Allister se “u përpoq të më provokonte për të marrë një karton të kuq” gjatë fitores së “topçinjve” ndaj Liverpool fundjavën e kaluar. Madje ai në një moment u shqetësua se mund të përjashtohej nga loja.

Madueke dhe Mac Allister u përplasën në pjesën e dytë të ndeshjes që Arsenal e fitoi 1-0 në “Anfield”. Sistemi VAR shqyrtoi mundësinë e një kartoni të kuq për anësorin, për shkak të një sjelljeje të dhunshme pas një përplasjeje kokë më kokë me lojtarin e Liverpool.

Duke folur për incidentin, Madueke tha: “Sinqerisht, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë e madhe. Arbitri nuk e vlerësoi si karton të verdhë apo të kuq, madje as VAR. Pra, të gjithë ramë dakord për këtë”.

“Ishte një lëvizje e natyrshme dhe Mac Allister është padyshim i zgjuar. Ai u përpoq të më provokonte që të merrja një karton të kuq. Të jem krejtësisht i sinqertë, në mendjen time mendova: ‘Epo, me VAR-in, gjithçka është e mundur‘”, tha Madueke.

“Gjithçka varet nga mënyra se si interpretohet situata. Nuk e di se çfarë menduan ata. Por, për fat të mirë, nuk ndodhi“, tha lojtari i Arsenal.

The post Madueke akuzon Mac Allister: U përpoq të më provokonte që të merrja një karton të kuq appeared first on Telesport.