Përplasja mes Javier Tebas dhe Real Madridit duket e pakthyeshme. Presidenti i La Liga-s akuzoi klubin madrilen se po pengon punën e kampionatit spanjoll dhe po dëmton imazhin e tij përmes televizionit zyrtar.

“Real Madridi kundërshton gjithçka që bën La Liga dhe po na shkakton dëme të mëdha përmes televizionit të vet. Kjo prek jo vetëm La Liga-n, por të gjitha klubet. Objektivi i tyre është të dobësojnë kampionatin për të promovuar kompeticione të tjera, si Superliga”, – deklaroi Tebas në një aktivitet në Barcelonë.

Për çështjen “Negreira”, ai shtoi: “Po e zgjasin këtë çështje si çamçakëz. Real Madridi mendon se Negreira ndodhet në dhomat e zhveshjes së çdo arbitri dhe në çdo stadium ku luan. Kujtoj se ne iu drejtuam prokurorisë përpara Real Madridit”.

Tebas pretendoi se qëndrimi i Florentino Perez ndryshoi pasi Barcelona u largua nga projekti i Superligës. Ai kritikoi gjithashtu sulmet ndaj Barcelonës: “Klubi do të mbajë përgjegjësi nëse do të jetë e nevojshme, por aktualisht nuk mund të akuzohet për asgjë. Është Real Madridi që kërkon zgjatjen e procedurave”.

Në fund, lidhur me polemikat për Kinën dhe memen mbi Mao Ce Duni, Tebas tha: “Mao është figurë e nderuar në Kinë dhe kjo duhet respektuar. Ishte një ofendim që u përpoqëm ta minimizonim”.

The post Tebas: Real Madridi dëshiron ta dobësojë La Liga-n dhe të promovojë kompeticione si Superliga appeared first on Telesport.