Pavarësisht se ka dy vite që është larguar nga Manchester United, David de Gea-s, i rreh ende zemra për ish-klubin e tij, aty ka shpenzuar kohën më të madhe të karrierës së tij.
“Djajtë e Kuq” e nisën sezonin e ri me humbje, duke u mundur 2-0 nga Hull City, ekip i ngjitur së fundmi në Premier League. Menjëherë pas humbjes së ekipit të tij, De Gea iu ka dërguar një mesazh mbështetjeje që ka marrë jo pak pëlqime dhe reagime.
“Nuk ka rëndësi se si fillon, por si mbaron”, duke i kujtuar tifozëve të “Djajve të Kuq” dhe jo vetëm, se ka ende shumë rrugë për të bërë deri në mbylljen e sezonit.
Vetë De Gea e nis sezonin e ri të henën në transfertën e Fiorentinës në “Olimpico” ndaj Romës.

The post Man. United u mund 2-0, mesazhi i David de Gea pas ndeshjes për ish-klubin e tij bëhet viral (foto) appeared first on Telesport.
