Rasmus Hojlund mund të quhet nga sot zyrtarisht lojtar i Napolit, me të drejta të plota. Pas fitores së Napolit 0-3 në transfertën ndaj Pisa, ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kjo arritje bën që të hyjë direkt në fuqi marrëveshja mes Napolit dhe Man. United, ku Hojlund u huazua me mundësi blerje, e cila do të bëhej e detyrueshme për 44 milionë euro, nëse do të arrihej kualifikimi për në Champions League.

Hojlund ka shënaur 15 gola në të gjitha kompeticionet me Napolin për këtë sezon dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë sulmuesi kryesor i napolitanëve.

The post Man. United zyrtarizon shitjen përfundimtare të sulmuesit. 44 milionë euro në arkat e “Djajve të Kuq” appeared first on Telesport.