Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e sfidës Shqipëri – Serbi. Rei Manaj humbi shansin e artë në minutën e fundit, duke humbur penalltinë e fituar nga Elseid Hysaj. Topi i gjuajtur nga kuqezinjt u prit nga portieri serb Petrovic.

Shqipëria luan ndaj Serbisë me skemën (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.

Formacioni i Serbisë (3-5-2): Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.