Manchester City mund të bëjë nga katër deri në gjashtë afrime në merkaton e ardhshme në janar. Sipas “The Telegraph”, klubi do të sjellë lojtarë të nevojshëm në mesfushë, mbrojtje dhe sulm.
Emrat që përfliten janë mesfushori i Atalanta, Ederson dhe ai i Real Sociedad, Martin Zubimendi. Ndër lojtarët e tjerë janë edhe Adam Wharton i Crystal Palace si dhe ylli i Newcastle, Bruno Guimaraes.
Te City janë admirues të mesfushorit sulmues të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ndërkohë që në vëmendje janë edhe Eberechi Eze
Opsion tjetër që është shqyrtuar nga trajneri Pep Guardiola është edhe sulmuesi i Ipswich, Liam Delap. Gjithashtu, mbrojtësi i Everton, Jarrad Branthwaite, mendohet të jetë ndër kandidatët për këtë repart.
The post Manchester City mund të bëjë 6 blerje në merkaton e janarit, ja emrat që vërtiten në mendjen e Guardiola appeared first on Telesport.
