Manchester City bën një tjetër hap fals, që tani vë në rrezik dhe kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Guardiola ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Brighton.

“Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 10-të me Haaland, norvegjezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Estupinan barazon shifrat në minutën e 20-të me një goditje dënimi e ekzektuar në mënyrë spektakolare.

City do të rigjente avantazhin në minutën e 38-të, ku ylli egjiptian i transferuar gjatë merkatos së janarit, Omar Marmoush shënoi një gol vërtet të bukur me një goditje fantastike nga distanca.

Në fillim të pjesës së dytë, erdhi barazimi i miqve falë autogolit të Khusanov. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-2. City tani renditet në vendin e pestë me 48 pikë, 1 pikë më pak se Chelsea e vendit të katër, ku “Blutë” përballen nesër me Arsenal-in.

SHIKOGOLAT

The post Manchester City “ngec” në shtëpi, rrezikon shumë tani për të siguruar “biletën” për në Champions League appeared first on Telesport.