Manchester City po përparon në një marrëveshje për mesfushorin e Lille, Ayyoub Bouaddi. Lajmi vjen në kohën kur “citizens” po përgatiten edhe për një ofertë për të mbajtur mesfushorin spanjoll Rodri, i kërkuar në vendlindjen e tij.
Real besohet se ka bërë kontaktin fillestar me City për të nënshkruar me kapitenin fitues të Kupës së Botës të Spanjës. Megjithatë, Manchester City nuk dëshiron ta shesë Rodri dhe shpreson të bjerë dakord për një kontratë të re afatgjatë me mesfushorin e tyre talisman.
Ndërkohë, Bouaddi pati një Kupë Bote të suksesshme me Marokun, duke fituar lëvdata për paraqitjen e tij në ndeshjen hapëse kundër Brazilit. Talenti 18-vjecar maroken është paraqitur mirë në Ligue 1 me skuadrën e Lillë.
The post Manchester City nuk ndalet në merkato, pranë marrëveshjes me talentin 18-vjeçar maroken appeared first on Telesport.
