Rolando Maran po përgatit një tjetër “revolucion” në formacionin e Shqipërisë për transfertën e sotme ndaj Finlandës. Trajneri italian duket se ka ndërthurur elementë nga dy formacionet e përdorura kundër Bjellorusisë dhe San Marinos, duke testuar një rreshtim të ri në prag të sfidës në Helsinki.
Në mini-ndeshjen e fundit stërvitore, Maran provoi Berishën në portë, me Ismajlin dhe Gjimshitin në qendër të mbrojtjes. Në krahun e majtë u vendos Pilo, ndërsa Sina ruajti pozicionin në të djathtë.
Përpara mbrojtjes u aktivizuan Asllani dhe Shehu, ndërsa Muçi mori rolin e organizatorit. Në repartin ofensiv, Mehmeti u vendos në të majtë, Seferi në të djathtë, ndërsa Manaj mbetet zgjedhja për qendrën e sulmit.
Në formacionin tjetër u rreshtuan Hysaj, Ramadani, Mitaj, Uzuni dhe Hoxha, të cilët, të paktën sipas provave të fundit, nuk duken pjesë e formacionit titullar që Maran po projekton për sfidën e sotme në Helsinki.

Bilanci historik mes Shqipërisë dhe Finlandës
2 fitore Shqipëria
4 fitore Finlanda
1 barazim
Golaverazhi 6-8
Ndeshja e sotme
3 tetor 2026, ora 15:00
“UEFA Nations League”, Liga C – Grupi 1
🗓️️ Historiku i plotë i të gjitha ndeshjeve
| Data | Vendi | Kompeticioni | Ndeshja | Rezultati |
| 21 Qershor 1972 | Helsinki | Eliminatoret e Botërorit 1974 | Finlandë – Shqipëri | 1 – 0 |
| 10 Tetor 1973 | Tiranë | Eliminatoret e Botërorit 1974 | Shqipëri – Finlandë | 1 – 0 |
| 3 Shtator 1980 | Tiranë | Eliminatoret e Botërorit 1982 | Shqipëri – Finlandë | 2 – 0 |
| 2 Shtator 1981 | Kotka | Eliminatoret e Botërorit 1982 | Finlandë – Shqipëri | 2 – 1 |
| 1 Tetor 1990 | Helsinki | Eliminatoret e Europianit 1992 | Finlandë – Shqipëri | 1 – 0 |
| 26 Maj 1991 | Tiranë | Eliminatoret e Europianit 1992 | Shqipëri – Finlandë | 0 – 1 |
| 7 Janar 2002 | Riffa (Bahrein) | Miqësore | Shqipëri – Finlandë | 1 – 1 |
Situata në Grup: Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë të plota pas 2 ndeshjeve të para (2 fitore, 0 gola të pësuar), ndërsa Finlanda renditet e dyta me 4 pikë. Ndeshja e kthimit me Finlandën do të luhet më 12 Nëntor 2026 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
The post Maran përgatit surprizën në Helsinki, formacioni i kuqezinjve me ndryshime ndaj Finlandës appeared first on Telesport.
