Piloti spanjoll Marc Marquez me Ducati triumfoi sot në garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën e Motegi, në Japoni. Një garë që u karakterizua edhe nga polemikat për penalitetin që mori kryesuesi i botërorit, Jorge Martin (Aprilia).
Martin, që u rendit i dyti, u penalizua me një pozicion në renditje, por ruan kreun në renditjen e përgjithshme, por tashmë me vetëm 7 pikë epërsi ndaj Marquez. Në vendin e dytë sot u klasifikua braziliani D.Moreira me Honda, në podiumin e parë në MotoGP.
Për sa i përket garës sprint, ajo u dominua nga Marquez, që e mori komandën që pas kthesës së parë dhe e ruajti atë deri në fund. Martin e Bastianini u përfshinë në një kontakt në fund dhe u penalizuan të dy me një pozicion. Marco Bezzecchi me Aprilia u klasifikua në vendin e gjashtë.
Bagnaia, Acosta dhe Alex Marquez nuk e mbyllë
The post Marquez triumfon në Motegi në garën sprint dhe i afrohet Martin në krye të renditjes appeared first on Telesport.
