Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP, zhvilluar në pistën ne Motegi. Një fundjavë e shkëlqyer kjo për kampionin e botës në fuqi, që të shtunën pat triumfuar edhe në garën sprint.

Në mesin e garës ai arriti të parakalojë spanjollin tjetër Jorge Martin me Aprilia dhe e mbrojti kryesimin deri në fund. Gjithsesi, Martin u rendit në vendin e dytë dhe mbron me vetëm 2 pikë epërsi ndaj Marquez kreun e renditjes së përgjithshme në MotoGP.

Në vendin e tretë u klasifikua italiani Marco Bezzecchi me motorin tjetër Aprilia, që la pas italianin tjetër Enea Bastianini me KTM, Fernandez e Ogura me Trackhouse dhe Pedro Acosta me motorin tjetyër KTM. Këta pilotë duelonin vazhdimisht mes tyre për pozivion.

The post Marc Marquez triumfon në Japoni, dy Aprilia në podium, Martin mbron titullin me 2 pikë appeared first on Telesport.