Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga fitorja e skuadrës së tij, me një rezultat 5-3 ndaj Sunderland. Sukses që mban “qytetarët” të vetëm në krye të renditjes së Premier League, me 15 pikë të plota.
“Kishim përballë një ekip shumë të mirë, të fortë dhe të rrezikshëm, por sërish gjetëm mënyrën për ta fituar ndeshjen. Për momentin, kjo është ajo që ka rëndësi. Kishte shumë gola. Unë preferoj të fitoj 1-0, është shumë më mirë”, tha Maresca.
Më tej, ai shtoi: “E thashë edhe para ndeshjes se prisja një përballje shumë të vështirë. Pësuam disa gola shumë lehtë, por ne kemi nisur punën vetëm tetë javë më parë. Kemi luajtur ndeshje të ndryshme nga njëra-tjetra, ndaj kemi mësuar shumë”.
“Kemi luajtur shtatë ndeshje zyrtare dhe të gjitha kanë qenë të ndryshme, gjë që është pozitive sepse mësojmë nga secila prej tyre. Tani është koha të pushojmë e reflektojmë për ato që kemi arritur”, tha Enzo Maresca.
The post Maresca: Pësuam 3 gola por gjetëm një mënyrë për ta fituar ndeshjen, po mësojmë nga çdo sfidë appeared first on Telesport.
