Kylian Mbappé është sërish në qendër të vëmendjes. Sulmuesi francez, që do të mungojë në ndeshjen e së premtes mes Francës dhe Italisë në Ligën e Kombeve, u dëmtua të premten e kaluar kundër Turqisë, ku shënoi golin vendimtar, përpara se të largohej për shkak të një problemi në gju.
Ekzaminimet e stafit mjekësor të Real Madridit zbuluan një “hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë”, pa përcaktuar kohën e rikuperimit. Disa raportime flasin për rreth 10-15 ditë mungesë. Polemikat nisën pas raportimit të “El Chiringuito” se Mbappé nuk ishte paraqitur dy ditët e fundit në qendrën stërvitore të Valdebebas për trajtimin e parashikuar.
“Është një mister. Dëmtohet me Francën, por nuk kurohet në qytetin ku luan”, – komentoi një gazetar në studio. Sipas emisionit, 27-vjeçari u pa në Paris me partneren e tij, Ester Expósito. U shfaqën edhe pamje të tij në kryeqytetin francez, duke rikthyer diskutimet për zgjedhjet private të Mbappe gjatë periudhave të dëmtimit. Megjithatë, mbetet për t’u mësuar nëse udhëtimi ishte i autorizuar nga Real Madridi dhe stafi mjekësor, gjë që në Spanjë konsiderohet e mundshme.
The post Mbappé shkakton polemika në Spanjë. Francezi është i dëmtuar, por kalon mbrëmjen në Paris appeared first on Telesport.
