Pavarësisht polemikave të krijuara rreth Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldo nga kombëtarja, skuadra “luzitane” fitoi 4-2 në Danimarkë dhe udhëheq renditjen me 9 pikë të plota pas tri ndeshjeve të para.

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, foli për këtë triumf të rëndësishëm në Nations League, duke anashkaluar çdo gjë që ka lidhje me situatën e krijuar rreth kombëtares.

Ndonëse shmangu diskutimin specifik mbi “çështjen Ronaldo”, ai e trajtoi atë në thelb përmes një komenti përmbyllës që ilustron qartë qëndrimin e tij për këtë çështje.

“Të gjitha fitoret janë të rëndësishme, ato janë miku më i mirë i një trajneri. E vetmja gjë që më intereson është fitorja, asgjë tjetër nuk ka rëndësi“, tha trajneri i Portugalisë.

The post Portugalia fiton edhe pa Ronaldo, reagon trajneri Jesus: Rëndësi ka vetëm fitorja, asgjë tjetër s’më intereson appeared first on Telesport.