Një ceremoni ushtarake shënoi fillimin e stërvitjes ndërkombëtare “Përgjigje e Shpejtë” në poligonin e stërvitjes ushtarake Krivolak, e cila do të zgjasë deri më 9 qershor. Njësi nga shtatë vende të NATO-s dhe dy vende partnere, me pajisjet dhe armët e tyre të formacionit, do të demonstrojnë aftësitë e sigurisë dhe forcimin e mbrojtjes kibernetike përmes të shtënave të vërteta, kalimit të lumenjve, ushtrimeve kibernetike dhe të mbrojtjes për ABH. Mbi 2,200 pjesëtarë të ushtrisë nga vendi, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Greqia, Italia, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Kosova po marrin pjesë në aktivitetin stërvitor në poligonin stërvitor të Krivolakut. Kjo stërvitje është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s këtë vit në tokën europiane, “Defender 2025”.