Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Gostivar. Një 43-vjeçar dyshon se është “Mashtruar” nga një kompani e ndërtimit të banesave, pasi sipas tij, banesën që e mori me kompensim, kompania në fjalë ia ka shitur një personi tjetër, transmeton TV21.
43-vjeçari këtë e kuptoi kur tentoi të hyjë në banesë. Aty e ka vërejtur se brava është ndryshuar dhe se banesa tashmë ishte pajisur për banim.
“SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.S.(43) nga Gostivari dhe kundër personit juridik nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „mashtrim.“ Më 27.12.2017, i denoncuari i parë – pronar i të denoncuarit të dytë person juridik, lidhi dhe nënshkroi kontratë shitblerjeje për banesë të nënshkruar si kompensim me një person juridik nga Gostivari. Banesën e njëjtë më 27.10.2020 ia ka shitur sërish një personi tjetër nga Gostivari, ndërsa blerësi i mëparshëm kur ka dashur që të hyjë ka vërejtur se brava ishte ndërruar dhe banesa ishte pajisur për jetesë”, qëndron në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
