Anis Mehmeti ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të Shqipërisë në humbjen 1-0 ndaj Izraelit, duke krijuar raste dhe qenë vazhdimisht aktiv në repartin ofensiv. Sulmuesi kuqezi shprehu keqardhjen për mundësinë e humbur në fillim të ndeshjes, ndërsa foli edhe për rolin e tij në skemën e trajnerit të ri Rolando Maran dhe ëndrrën për të luajtur në Premier League:
“Shumë mirë u ndjeva, nuk më pëlqejnë intervistat. Besoj se kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Më erdhi pak keq se nuk shënova golin në minutën e dytë. Duhet ta kisha realizuar patjetër.
Kur ma dha krosimin Hysaj, nuk e pashë. Erdhi me pak vonesë, ndoshta duhet ta godisja me kokë. Roli? Fazën difensive e bëja si sulmues. Kur kishim topin isha si numër 10, por majtas. Arbër Hoxha ishte sulmuesi i krahut dhe unë në rolin e 10-shit, por majtas. Laçi hynte në rolin tim dhe Hysaj me topin shkonte djathtas. Ky është pozicioni i preferuar, ose sulmuesi i krahut, majtas.
Premier League? Jam gati, kam punuar për këtë moment. Shpresoj të jap maksimumin, është ëndërr të luash në Premier League. Jam shumë i gëzuar dhe ndihem gati.
Ndryshimi në stol te kombëtarja? Me këtë trajner të ri e kam nisur mirë. Sot fillova në formacion, tani shikoj përpara”.
The post Mehmeti: Duhej të shënoja në minutën e dytë, ndihem gati për Premier League appeared first on Telesport.
